Hoxhaj për mungesën e Kurtit në Tiranë: Dezertim i politikës së jashtme të Kosovës

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti nuk ka marrë pjesë në takimin e kryeministrit Edi Rama me liderët e Rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit.

Vendimin e Kurtit për mospjesëmarrje e ka kundërshtuar ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, duke thënë se kjo nënkupton “dezertim të politikës së jashtme të Kosovës”.

Sipas Hoxhajt, mungesa e Kurtit në Tiranë po ndodh për shkak të inatit të papeshuar të tij.

“Mospjesëmarrja e Kurtit në takim përgatitor të Tiranës për Procesin e Berlinit është dezertim i politikës së jashtme të Kosovës!Kjo ndodhë për shkak të inatit të papeshuar & një sërë pretekstesh të ndërthurura keq që tregojnë që 🇽🇰 ka mbetur pa zë në Ballkan, në Evropë & botë”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme