Balancimi mes vendimit të Kushtetueses dhe kërkesave të serbëve – sfidë për Qeverinë

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 08:08 | Nga

Sfida dhe pengesa të shumta janë identifikuar në raportin e fundit të Qeverisë së Kosovës që flet për nivelin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, shkruan sot Koha Ditore.

Zbatim nuk kanë gjetur një sërë ujdish, të firmosura qysh në dialogun teknik e më vonë edhe atë politik. Në dokumentin 35 faqesh, të cilin ka arritur ta sigurojë “Koha Ditore” i cili për adresë ka Brukselin, Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka listuar marrëveshjet të cilave Serbia po u shmanget dhe ndikimin që vazhdon ta ushtrojë në Kosovë nëpërmjet strukturave paralele.

Megjithatë Qeveria ia ka shprehur Brukselit përkushtimin për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, që vazhdon të jetë kërkesa kryesore e serbëve. Por të njëjtën kohë ka përmendur kundërshtimet që ekzistojnë në Kosovë rreth kësaj marrëveshjeje. Qeveria e pranon se do të jetë sfidë arritja e një balancimi mes vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ka gjetur shkelje në të shtatë kapitujt e marrëveshjes, si dhe kërkesave të serbëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme