Thaçi për tërheqjen e ambasadorëve: Ata do të vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 16:45 | Nga Albanë Hajdari

Presidenti Hashim Thaçi thotë se nuk duhet të merren vendime të nxituar, kur pyetet se kur do të emërohen ambasadorët e rinj në vendet ku Glauk Konjufca ka propozuar shkarkime. Ai thotë se ambasadorët do ta vazhdojnë punën.

Presidenti Thaçi është deklaruar për propozimet e krydiplomatit Glauk Konjufca për shkarkimin e shtatë ambasadorëve, në mesin e tyre edhe Vlora Çitakut.

Thaçi thotë se ambasadorët do të vazhdojnë punën e tyre në përputhshmëri me ligjin dhe Kushtetutën, duke thënë se emërimi i tyre ka qenë i drejtë.

Presidenti këshillon të mos merren vendime të nxituara, ndërsa thotë se nuk do të merren vendime me motive politike.

 “Për gjithçka do t’i respektoj ligjet dhe Kushtetutën. Nuk do të marrë qasje apo orientim të motivit politik. Zyrtarët do të vazhdojnë të kryejnë punët e tyre në përputhshmëri me ligjin dhe Kushtetutën. Me çështje të rëndësishme nuk duhet të merren veprime të nxituara dhe mund të instalojmë praktikë të keqe”, është shprehur Thaçi.

Të ngjashme