Humb jetën një këmbësor, arrestohet shoferi

Prishtinë | 28 Qer 2016 | 12:12 | Nga

Rreth orës 12:10 minuta në rrugën “De Rada” në Prizren ka ndodhur një aksident i rëndë në komunikacion si pasojë e të cilit një këmbësor nga fshati Bregdri ka pësuar lëndime të rënda trupore, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

PK-ja më tutje konfirmon se i lënduari është përcjell në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor e më pas në QKUK në Prishtinë, mirëpo për shkak të lëndimeve të marra nuk ka mbijetuar, transmeton Koha.net.

“Sipas hetuesve rajonal të aksidenteve të trafikut, shoferi i automjetit Mercedes ML 280 nuk e kishte përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe rrethanat në rrugë me ç’ rast e kishte goditur këmbësorin i cili po e tejkalonte rrugën. Shoferi është arrestuar dhe po mbahet në objektet policore”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme