Dje pasdite ka humbur jetën tragjikisht, kampioni i shumëfishtë i kërcimit nga “Ura e Fshejt” Sali Riza Gërqina.
Dallëndyshja e Gjakovës, me fotot e tij unike, u bë lajm i shtypit e mediave më të njohura botërore duke e promovuar, kultivuar dhe vazhduar në të njëjtën kohë traditën shekullore të legjendave e trimave të shumtë të këtij sporti dhe vendit të tij.
Trupi i të ndjerit ende nuk është nxjerrë nga uji, ndërsa zhytësit e FSK do të vazhdojnë kërkimin sot gjatë ditës.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila u ka shprehur ngushëllime familjes, shoqërisë, sportistëve dhe klubit të kërcyesve.
“Saliu humbi jetën, aty ku bëri historinë, tek Ura e Fshejt. Në emër të Komunës së Gjakovës, në emrin tim personal, ngushëllime familjes, shoqërisë, sportistëve dhe klubit të kërcyesve. Prehu në paqe kampion!”, ka shkruar Kusari-Lila në facebook.