Humb një shtetas gjerman në malet e Sharrit

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme në Malet e Sharrit ka humbur një person, i njëjti mësohet që është shtetas i Gjermanisë.
Kjo është bërë e ditur nga Klubi Albin ‘Dardania’ të cilët përmes disa imazheve kanë bërë të ditur se ekipi i tyre është duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman.

Në imazhe shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Ekipi i kërkim shpëtimit t Klubit Alpin Dardania merr pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit Gjerman i cili u humb ne Malet e Sharrit ne ditën e sotme.

Urojmë që raste të tilla të ketë sa me pak!”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme