Humbin jetën dy lehona nga Covid-19 në Maqedoni

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën dy lehona nga coronavirusi nga ku një ka humbur jetën në “Karil” dhe tjetëra në spitalin “8 shtatori’.

“Dy lehona kanë humbur jetën, por jo në klinikën tonë. Një lehonë është e moshës 33 vjeçare nga Dellçeva. Ajo lindi një djalë të shëndoshë që ndodhet në shtëpi. Në ditën e hopsitalizimit, më 9 mars erdh me test negativ i cili është bërë në Dellçevë. Më 10 mars kishim rezultate pozitive.

Më 11 mars gjendje u përkeqësua dhe u dërgua në spitalin ‘8 shtatori’”, tha drejtorja e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Akusherisë, Viktorija Jovanovska.

Për lehonën e dytë nga Shkupi, Jovanova tha se është çuar në Klinikën Infektive, ndërsa foshnja e saj po lufton me jetën.

“Lehona e dytë është e moshës 32 vjeçare. Gruaja është çuar në Klinikën Infektive më 20 mars në gjendje të rëndë dhe vetëm disa orë pas lindjes, për shkak të gjendjes së përkeqësuar është çuar në KARIL. Foshnja e paralindur ndodhe në kujdes intensiv dhe është në gjendje kritike”, tha Jovanovska

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme