Hungaria para më shumë se një dekadë e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo në votimin e së martës për pranimin e vendit në INTERPOL ka abstenuar.
Ndërsa Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Bullgaria kanë votuar pro Kosovës.
Në anën tjetër, kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare kanë qenë: Afrika e Jugut, Angola, Argjentina, Azerbeixhani, Belorusia, Bolivija, Bosnja, Kamboxha, Kameruni, Kili, Kina, Qipro, Kongo, Kuba, Eritrea, Spanja, Brazili, Greqia, Greanda, Guineja, Guineja Ekuadoriale, Ishujt Solomon, Indonezia, Iraku, Irani, Kenija, Kirgistani, Laosi, Libani, Malejzia, Maroko, Mauricius, Meksiko, Moldavia, Mongolia, Mozambiku, Mijanmari, Namibia, Nepali, Uganda, Peruja, Filipinet, Republika Dominikane, Rumania, Rusia, Serbia, Sudani, Siria, Tunis.