Hungaria ia dhuron MSh-së 49 mijë maska e 4 500 veshje speciale për personelin shëndetësorë

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 10:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar një donacion prej 49 000 maska e 4 500 veshje speciale për personelin shëndetësorë nga ambasada e Hungarisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj fillimisht ka falënderuar ambasadorin hungarez për donacionin i cili do të shërbejë si mas preventive dhe kqtive për të sensibilizuar opinion që të jenë të kujdesshëm.

“Po e fillojmë këtë ditë me një ndihmë e cila vlerësohet nga populli ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria jonë. E falënderoj ambasadorin e Hungarisë, për angazhimin dhe trupat ushtarak që kujdesen edhe për sigurinë tonë të cilët ofrojnë stabilitet”.

“Këto ndihma janë më se të nevojshme për qytetarët tanë dhe në luftën e përbashkët ne luftimin e Covid-19. Kjo na forcon që të vazhdojmë tutje dhe ta rrisim kujdesin me masat mbrojtëse edhe për personelin shëndetësorë por edhe për qytetarët”.

“Sigurisht falënderojmë popullin e Hungarisë, qeverinë që në këto ditë të vështira i gjenden popullit të Kosovës. Ky kontingjent do të shërbejë si mas mbrojtëse preventive dhe mbi të gjitha edukative dhe ta sensibilizojmë opinion që të jemi të kujdesshëm”.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef  Bencze ka thënë se kanë dhuruar 49 mijë maska e 4 500 veshje speciale për personelin shëndetësorë.

Ai ka shprehur gatishmërinë që do të jenë pran popullit të Kosovës, sic ka thënë ai në këtë luftë të përbashkët.

Të ngjashme