BE: Hungaria të ruajë vlerat e bllokut pas fitores së Orbanit

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 15:21 | Nga

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Hungarisë të ndihmojë në ruajtjen e vlerave të bllokut, pasi kryeministri i krahut të djathtë, Viktor Orban ka shpallur siç është shprehur fitoren historike në zgjedhjet e përgjithshme, duke fituar të drejtën për mandatin e tretë rradhazi.

“Bashkimi Evropian është bashkim i demokracive dhe vlerave”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, duke shtuar se ruajtja e këtyre vlerave është “detyrë e përbashkët e të gjitha shteteve anëtare, pa përjashtim”.

Brukseli ka përsëritur përplasjet me Orbanin për politikat e tij anti-migrim dhe kundërshtimin e programit të BE-së për refugjatët.

Schinas ka thënë se presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do t’i shkruajë më vonë Orbanit për t’ia uruar “fitoren e qartë” dhe se ai do diskutojë me të për “çështjet e interesit të përbashkët”.

Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka përshëndetur fitoren e Orbanit dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim pavarësisht dallimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme