Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, gjatë takimit të mbajtur në Kodrën e Trimave, theksoi mobilizimin dhe përkushtimin e qytetarëve të Gollakut, të cilët janë të vendosur të votojnë për qeverinë që e meriton vendi, me Lumir Abdixhikun si kryeministër.
Ai u shpreh se fryma e ndryshimit është duke u përhapur nga Llapi në Gollak dhe se ky bashkim është i palëkundur për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Në Kodrën e Trimave sonte u mbajt Takimi i Gollakut, me ç’rast u takuam me shumë qytetarë të asaj ane që jetojnë e veprojnë në Prishtinë. Të mobilizuar fort, të vendosur e të përkushtuar më shumë se kurrë, në takimin e sontëm na e thanë qartë, e thanë bindshëm se janë bërë Një, janë bërë bashkë që më 9 shkurt t’i japin vendit qeverinë që e meriton, me kryeministër Lumir Abdixhiku. Kjo është Fryma e ndryshimit, e cila tashmë po ndihet kudo si në Llap edhe në Gollak”, ka shkruar Hyseni.