Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni ka thënë se kjo parti po bëhet përditë e më e fortë, si dhe përditë e më e madhe, raporton Ekonomia Online.
Hyseni ka publikuar foto nga tubimi i mbrëmshëm në Barilevë, e që sipas tij ishte një takim jashtëzakonisht i zjarrtë.
“Mbrëmë në Barilevë me një takim jashtëzakonisht të zjarrtë përmbyllëm ditën. Fryma e fitores tashmë po ndihet gjithandej, si në Llap, në Prishtinë e kudo në Kosovë! Lidhja jonë përditë e më e fortë, përditë e më e madhe!”, shkruan ai.