Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një të dyshuar me të meta psikike, pasi që raportohet se i njëjti e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari fillimisht është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë, e më pas në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.