I dashuri i Dua Lipës i sëmurë nga kjo sëmundje e rrezikshme

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Muaj më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa bëri publike lidhjen e saj me Anwar Hadid.

Lidhja e tyre tashmë është bërë dhe familjare dhe thuhet që ato po bashkëjetojnë dhe po shijojnë në maksimum romancën e tyre.

Mirëpo i dashuri i saj Anwar vuan nga një sëmundje shumë të rrezikshme që quhet Lyme.

Këtë e ka rrëfyer e ëma e Anwar gjatë një intervisteje ku thoshte se ajo vetë dhe dy prej fëmijëve të saj, Bella dhe Anwar, vuajnë nga Lyme.

Kjo pasi familja ka jetuar vite më parë në një fermë me kuaj, ku kishte rriqëra.

Sipas “CDC”, nëse dikush kafshohet nga një rriqër me këmbë të zeza, të infektuar me baktere të caktuara, mund t’i nënshtrohet sëmundjes Lyme.

Por çfarë është kjo sëmundje dhe cilat janë simptomat e tij?

Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që mund të çojë në probleme të rënda mendore dhe fizike, nëse nuk trajtohet shumë herët.

Pasi merr këtë sëmundje, individi ka simptoma të ngjashme me gripin.

Të ngjashme