I dërgoi foto intime një të panjohure – Ajo e shantazhon, i kërkon 5 mijë e 500 euro

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në Mitrovicë është ankuar në Polici se po shantazhohet nga një femër e panjohur të cilët i kishte dërguar disa foto intime në Facebook. E dyshuara më pas e kishte shantazhuar duke i kërkuar 5 mijë e 500 euro.

“Ankuesi mashkull K ka informuar se pas një kontakti përmes rrjetit social me një femër të pa njohur, i njëjti kishte shkëmbyer disa foto intime dhe më pas e dyshuara e kishte shantazhuar, duke kërkuar 5500 euro, për të mos i publikuar fotot. Rasti është duke u hetuar.”, ka raportuar Policia e Kosovës.  

Të ngjashme