I detyruan t’i hanë organet e familjarëve: Fakte çnjerëzore nga masakra e Srebrenicës

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Sot u bën 25 vjet qëkur forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga Ratko Mlladiq, kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në një zonë të mbrojtur nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, në dhe përreth Srebrenicës, shkruan Gazeta Metro.

Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Skorpioni” (sq. Akrepat), e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

“Mijëra burra u ekzekutuan dhe u varrosën në varreza masive, qindra burra të varrosur të gjallë, burra dhe gra të gjymtuar dhe masakruar, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre, një gjysh i detyruar të hante mëlçinë e nipit të vet. Këto janë me të vërtetë skena nga ferri, të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore”, thoshte një gazetar i huaj derisa raportonte për krimin në Bosnje.

Numri i të vdekurve
Gjykata ka vendosur që numri i burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë në Srebrenicë është ndërmjet 7,000 dhe 8,000. Për të arritur në këtë përfundim, gjyqtarët në çështjen Krstiq pranuan dhe shqyrtuan një pjesë të madhe të materialit dëshmues.

Zhvarrosjet
Midis provave që gjyqtarët përdorën për të vendosur numrin e njerëzve që kanë vrarë serbët ishte ajo nga varrezat masive ku ishin varrosur viktimat.

Një bisedë telefonike e përgjuar prej 1730 orësh më 13 korrik 1995 tregon se në atë moment forcat serbe boshnjake kishin kapur rreth 6,000 vetë. Në përputhje me këtë, rreth datës 14 korrik, koloneli Radislav Jankoviç, nga Shtabi i Përgjithshëm i VRS, i tha një ushtari batalioni holandez se kishte kapur rreth 6,000 persona, shkruan Gazeta Metro.

Prova e zbulimit konfirmon gjetjet e ekspertit demografik dhe dëshmitë e zhvarrosjes që tregon se forcat serbe të Bosnjës morën rob dhe mijëra njerëz burra dhe djem myslimanë boshnjakë, dhe jo vetëm 2,000 siç pretendojnë disa njerëz në Serbi dhe Mal të Zi.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid, poashtu OKB-ja e quan si ‘Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i tmerrshëm në Evropë’.

Të ngjashme