I dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë ndodhet në arrati

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Personi i dyshuar për plagosjen e dy personave në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, ndodhet në arrati.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e tij.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi për Gazetën Express.

Sipas mjekëve të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njëri prej viktimave ishte kalimtar i rastit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme