I mërzitur për largimin e Efit, Luizi shpërthen në lot

Prishtinë | 05 Shk 2023 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari Luiz Ejlli është padyshim një ndër personat më të komentuar që kur nisi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.

I konsideruar si një lojtarë i fortë brenda shtëpisë së famshme, ai krahas një historie dashurie që ka krijuar me moderatoren Kiara Tito, lidhi edhe një shoqëri me banoren tjetër, Efi Dhedhes.

Dyshja dolën hapur në përkrahje të njëri-tjetrit, megjithatë rrugëtimi i Efit u ndërpre mbrëmë pas një nominimi dhe që u zhvillua gjatë spektaklit që solli eliminimin e saj.

Teksa u përqafua me të, Luizi i premtoi Efit që ‘do të marr hak’ për të, ndërkohë sot (e shtunë) ai është parë sërish i mërzitur për largimin e saj.

Të dy diskutuan për largimin e Efit ndërsa në një moment edhe u përlotën teksa flisnin për të.

Ndryshe, kujtojmë që brenda shtëpisë së famshme aktualisht po vazhdojnë garën 11 banorë, teksa përflitet që në ditët në vazhdim do të ketë hyrje të reja.

Të ngjashme