Një qytetari në Prizren dyshohet se i është vjedhur vetura.
Sipas Policisë, rasti është raportuar dje, ndërsa vjedhja dyshohet se ka ndodhur ndërmjet orës 00:30 dhe 07:00. Viktima, ka deklaruar se persona të panjohur ia kanë marrë veturën me targa vendore.
“Rasti është duke u hetuar nga Policia, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori”, thotë PK.