Ia eliminoi Anglinë, Rooney çon në hënë Messin

Prishtinë | 16 Kor 2026 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Wayne Rooney ka folur fjalët më të mira për Lionel Messin pas dy asistimeve të tij në përmbysjen 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Mes shumë arritjeve kulmore në futboll, është edhe finalja e tretë në katër Botërorët e fundit që kapiteni i Albicelestëve e arrin me ta.

“Gjithmonë kam besuar se Lionel Messi është futbollisti më i madh që ka parë ndonjëherë kjo lojë. Ajo që e veçon nuk janë vetëm golat apo trofetë, por mënyra se si luan futboll”, ka thënë Rooney.

“Ai i bën gjërat e pamundura të duken të zakonshme, krijon momente që askush tjetër nuk mund t’i shohë dhe performon në një nivel të jashtëzakonshëm vit pas viti”.

“Edhe pas gjithçkaje që ka arritur, ai vazhdon t’i mahnitë njerëzit. Lojtarë si Messi lindin shumë rrallë.

Të ngjashme