Ekonomia Online
FUNDIT

IADK mbetet partner strategjik për Mitrovicën edhe në vitin 2017

IADK mbetet partner strategjik për Mitrovicën edhe në vitin 2017

IADK do të vazhdoj të mbetet partner strategjik për komunën e Mitrovicës edhe në vitin 2017, thekson drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, prandaj komuna mirëpret  bashkëpunimin me IADK-në, por edhe me të gjithë partnerët dhe donatorët me të cilët ka krijuar një partneritet afatgjatë në zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit […]

IADK do të vazhdoj të mbetet partner strategjik për komunën e Mitrovicës edhe në vitin 2017, thekson drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, prandaj komuna mirëpret  bashkëpunimin me IADK-në, por edhe me të gjithë partnerët dhe donatorët me të cilët ka krijuar një partneritet afatgjatë në zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit në Mitrovicë.

Sipas drejtorit Aliu, Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka arritur të krijoj besim të plotë edhe tek donatorët e rinj në implementimin e projekteve të përbashkëta me qëllim të arritjes së objektivave të kësaj drejtorie në zhvillimin bujqësisë në Mitrovicë.

Kryetari i komunës Agim Bahtiri dhe drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, patën nënshkruar marrëveshjen  për bashkëfinancim dhe koordinim të investimeve në sektorin e bujqësisë për periodën 2015-2018.

Bazuar në këtë marrëveshje, Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural  Nasuf Aliu dhe drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku janë dakorduar për përcaktimin e  projekteve prioritare, në mënyrë që ato të implementohen me sukses gjatë vitit  2017  në komunën e Mitrovicës, ku dominon kultivimi i mjedrës, projekte këto që janë në interes të qytetarëve dhe fermerëve.

Drejtori Aliu falënderoj shumë stafin e organizatës që ka shërbyer si shembull i mirë për formën e organizimit, përkushtimin dhe realizimin e projekteve konkrete në terren, duke ngritur vazhdimisht numrin e partnerëve të jashtëm, numrin e fermerëve përfitues dhe në këtë mënyrë edhe shtimin e vëllimit të punës që është në interes të qytetarëve.

IADK nëpërmjet aktiviteteve të saj angazhohet të ndihmojë pa dallim edhe grupet e margjinalizuara, minoritetet fetare e etnike, fermerët dhe gratë shtëpiake nga zonat e thella rurale. Për punën dhe angazhimin e IADK-së kanë meritë të madhe donatorët, partnerët dhe sponsorët e ndryshëm që kjo organizatë arrin t’i përfitoj në mbështetje të fermerëve.m

Të ngjashme