Ibishi: Institucionet mos të mbyllen në “gëzhojë”, të komunikojnë me BE-në për situatën në veri

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 08:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova është në një fazë kritike të sigurisë shëndetësore duke u ballafaquar me pandeminë, por veç kësaj vendit po i cenohet edhe siguria në veri të Mitrovicës e me ardhjen e një vale prej 2 000 afganëve.

Eksperti i sigurisë vendore, Nuredin Ibishi ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se pas fillimit të ndërtimit të një universiteti nën financimin e Qeverisë së Serbisë në pjesën veriore të Mitrovicës, është reaguar pak.

Sipas Ibishit ndërtimi i këtij universiteti ka qëllime të caktuara nga ana e serbëve andaj Kosova duhet të kërkojë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare.

“Realisht ne pak kemi reaguar, kjo po vazhdon edhe tani duke arsyetuar se ekziston Universiteti në Veri të Mitrovicës, e dimë lagja Bregu i Dielli që është ndërtuar si një lagje e veçantë pa leja as urbanistike as hapësinore, kështu që mendoj se duhet të reagohet me kohë se kur arrin një fazë të ndërtimit dhe zgjerimit të kapaciteteve çfarë po i bën në Mitrovicë, që po ka qëllime të caktuara mendoj se duhet kërkuar ndihma e bashkësisë ndërkombëtare këtu që është në mision që këta tu përmbahen procedurave, që të jenë konformë e jo me diktat të Qeverisë së Serbisë”, është shprehur ai.

Ibishi ka kërkuar nga institucionet kosovare të mos mbyllen në “gëzojë” që të komunikojnë me parterët strategjik dhe nëse ndërtimet në Mitrovicën veriore po bëhen pa respektim të procedurave, të ndërpriten ato.

“Institucionet tona mos të mbyllen në gëzhojë, por të komunikojnë me ndërkombëtarët, edhe me BE-në edhe me partnerët tanë strategjik dhe të tregojnë realitetin që një situatë kur nuk mundemi plotësisht ta menaxhojmë, të kërkojnë ndihmë me qëllim të reagimit dhe normal të veprimit, që të pengojnë edhe ndërtimin nëse nuk është konformë atyre standardeve”, ka thënë ai.

Tutje Ibishi ka konsideruar se ardhja e afganëve në Kosovë është barrë si në aspektin financiar ashtu edhe në atë të sigurisë.

“Kur flasim për një situatë të rënduar në Kosovë, kur jemi në një fazë shumë kritike të ballafaqimit me sigurinë shëndetësore, me trendin në rritje të pandemisë që po tregon shifra alarmante, kjo është një barrë shtesë, pra ardhja e afganëve, si në aspektin logjistik të vendosjes së tyre por edhe financiar e të sigurisë. Deri më tani diku rreth 82 mijë janë të evakuuar në këtë fazë emergjente mes Kabulit dhe vendkalimeve tjera. Edhe pesë ditë mbeten në bazë të marrëveshjes pritet edhe vala që do të përfshijë Kosovën, zyrtarët janë deklaruar se rreth 2 000 mijë ka mundësi Kosova që t’i pres, si Shqipëria që ka filluar”, ka shtuar ai.

Gjithashtu Ibishi ka thënë se mund të ekzistojë rreziku nga afganë që kanë të kaluar kriminale e që mund të infiltrohen në valën e refugjatëve.

“Mendoj që ballafaqimi në aspektin e sigurisë do të jetë mjaftë i rëndë për shkak se edhe vet kapacitetet e kufizuara të Kosovës. Mendoj që duhet që sidomos kur ka të bëjë më verifikimin e tyre që mos të implikohen personat që mund të na shkaktojnë probleme të sigurisë në kamp por edhe jashtë tij. “Gjithashtu duhet kuptuar se këta janë persona në kërkim të talibanëve, të përfshirë në forca të armatosura e në siguri e struktura tjera, pra aleat të ShBA-së. E dimë që një masë e madhe diku mbi 5000 mijë të burgosur që kanë qenë ish apo pjesëtarë të grupeve terroriste apo kriminel me dënime të rënda e ata mund të infiltrohen në këtë valë të refugjatëve”, është shprehur ai.

Ndërsa si vende të destinuara për strehim të përkohshëm të qytetarëve afgan, ani pse me kapacitete të ultë, Ibishi ka vlerësuar se në Kosovë mund të jenë kampi në Vranidoll të Prishtinës e në Magurë të Lipjanit.

Të ngjashme