Ibishi: Statistika të frikshme të armeve ilegale, Qeveria duhet t’i shpërblejë ata që i dorëzojnë

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 07:21 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numri i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve, ka alarmuar organet e sigurisë në vend, duke i shtuar edhe angazhimet në aktivitetet për sekuestrimin e tyre. Sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, statistikat e policisë po tregojnë që ka mbi 1200 konfiskime të armëve ilegale brenda vitit, e ku sipas tij shifrat janë mjaft të frikshme, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për këtë dukuri, Ibishi për Ekonomia Online ka thënë qytetarët që i dorëzojnë armët duhet të shpërblehen e jo të denoncohen.

“Që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka pasur kërkime dhe hulumtime rreth numrit të armëve në posedim ilegal tek qytetarët dhe shifrat kanë qenë të frikshme diku 35 mijë, UNDP-ja e organizata të tjera ndërkombëtare që kanë hulumtuar në bazë të eksperiencës së tyre në vendet post konfliktoze të pastë luftës, por realiteti po tregon që në posedim ka shumë armë ilegale, ku brenda vitit statistikat e policisë po tregojnë që ka mbi 1200 konfiskime të armëve ilegale, plus sa municione, atëherë realiteti është që një numër jashtëzakonisht një masë e madhe e këtyre armëve ilegale vazhdon të jetë në posedim të qytetarëve”, ka thënë Ibishi.

Madje Ibishi ka thënë se qytetarët që posedojnë armë ilegale duhet të lirohen nga taksat dhe të ketë shpërblime për dorëzim të armëve, e jo denoncime me siç thotë ai, taksa të larta.

Kjo sipas Ibishit mund të bëhet duke ndjekur metodologjinë në Bosnje dhe Hercegovinë të cilat i qasen metodologjisë së shpërblimit të armëve.

“Ka pasur tendencë për t’u bërë legalizimi i armëve dhe nuk ka sjell rezultate shumë dhe mua për atë që nuk ka qenë në përgatitje ashtu siç duhet para se të shpallet ligji, apo të miratohet ligji për këtë legalizim dhe dorëzim të armëve për ato çka nuk janë për posedim personal sidomos për ato kur ka të bëjë për armët luftarake, eksplozivet apo municionet që nuk janë të kalibruara për armët posedim personal, kështu që kjo vazhdon të mbetet ende numër i madh. Në këtë drejtim duhet të bëhen përgatitjet e duhura, nganjëherë të lirohen nga taksat dhe të ketë shpërblime për dorëzim të armëve, e jo përkundrazi të denoncohen me taksa të larta, e me trajnime, e që qytetarët “më mirë të ruajnë armë ilegalisht” se sa t’i nënshtrohen gjithë atyre harxhimeve”, ka thënë tutje ai.

“Mbetet edhe për Qeverinë aktuale edhe për të ardhmen që të mendojnë shumë më ndryshe çfarë e kanë pasur edhe eksperiencën në Bosnje e Hercegovinë dhe në vende të tjera që t’i qasen në një mënyrë dhe një metodologji tjetër, t’i shpërblejnë ta që i dorëzojnë armët që nuk janë për posedim personal apo edhe procedura e legalizimit të jetë pa taksat ngarkesë për arsye se ata i heqin prej posedimit ilegal nga arsyeja e vetme që nga këto armë po kryhen vrasje. Kur thuhet më shumë se 1200 armë të qytetarëve konfiskohen brenda vitit që shumica merren nga persona që janë në lëvizje, në trup apo automjete kjo tregon që rreziku është i madh nga armët ilegale. Nga statistikat nuk po janë me kohë të servuara nga institucionet përkatëse, nëse merret në krahasim me Shqipëri, ka shifra të frikshme, çdo të 5-ën ditë vritet nga një, në Kosovë çdo të 10-ën, një person”, ka thënë në fund Ibishi.

Të ngjashme