Ibrahim Xhaka emërohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Ibrahim Xhakën.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Dogana e Kosovës, ku kanë njoftuar për pranim dorëzimin e detyrës.


Me këtë rast, ish drejtori i përgjithshëm , Bahri Berisha, i ka dorëzuar detyrën Ibrahim Xhakës i cili do ushtroj detyrën e drejtorit deri në një vendim tjetër.

“Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga zt. Bahri Berisha tek zt. Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Qeveria Kurti që në javët e para të saj ka nisur me shfuqizimin e vendimeve të marra gjatë qeverisjes Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se të gjitha emërimet që janë bërë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj do të rishqyrtohen.

E një gjë e tillë ndodhi edhe me zgjatjen e mandatit që iu bë nga ish-kryeministri Haradinaj, drejtorit të Doganave, Bahri Berisha.


Ministria e Financave shpalli konkurs për pozitën e drejtorit të Doganave.

Të ngjashme