Zlatan Ibrahimoviq, thotë se Achraf Hakimi, e meritoi përjashtimin me karton të kuq gjatë ndeshjes kundër Brazilit.
Ai për “Fox Sports” ka thënë se mbrojtësi maroken e kishte “prekur pa kujdes kyçin e këmbës së Viniciusit”.
“Kur pashë pamjen, reagimi im i parë ishte i thjeshtë – gjyqtari duhej ta kishte përjashtuar. Kjo nuk ka të bëjë me reputacionin apo kohën e ndeshjes, por me sigurinë e lojtarit. Sulmuesi e kishte kaluar atë, rreziku ishte i dukshëm dhe ndërhyrja e Hakimit ishte shumë i vonuar”, ka thënë Ibrahimoviq.
Gjyqtari slloven, Slavko Vinçiq, u kritikua ashpër për mënyrën se si e gjykoi ndeshjen.
Ndeshja ndërmjet Brazilit dhe Marokut përfundoi 1:1.