Mauro Icardi dhe Interi i tij e kanë nisur në mënyrë mjaftë të mirë këtë edicion në Serie A.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar gjashtë gola në po aq takime duke vërtetuar edhe njëherë se është ndër sulmuesit më të mirë jo vetëm në Serie A.
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti e ka ngritur në qiell lojtarin e tij, duke thënë se është ndër më të mirët në botë.
Sipas Spallettit, Icardi mbetet njëri nga lojtarët më të mirë që ka stërvitur.
“Nuk mendoj se Icardi po kalon një moment të keq, përkundrazi ai po bën shumë mirë”.
“Është njëri nga më të mirët në botë dhe padyshim ndër më të mirët që e kam stërvitur un”, u shpreh Spalletti.
“Kam kërkuar nga Icardi të futet më shumë në zonë, por edhe nëse nuk merr pasime të mjaftueshme ai është në gjendje vet të krijoj dhe të shënoj gola”, deklaroi trajneri italian.
Pas gjashtë javëve në Serie A, Inter ka grumbulluar 16 pikë duke marrë pesë fitore dhe një barazim.
Në javën e shtatë, Inter do të jetë ditën e sotme mysafire tek Benevento.