Identifikohet personi që gjuajti me armë në Prishtinë

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 15:10 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje nga ngjarja e gjuajtjes me armë që ndodhi sot në një nga rrugët kryesore të Prishtinës. Mësohet se është identifikuar agresori dhe ka filluar një operacion nga policia për kapjen e tij, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka shpjeguar ngjarjen para medieve duke shprehur se një person ka dalë nga vetura e ka shtëne në drejtim të një qytetari.

Nuk ka të lënduar por plumbi ka rënë në një makinë të rastit që ishte në qarkullim.

Borovci ka njoftuar se është bërë identifikimi i personit dhe aktualisht po ndodh një bastisje në vendndodhjen e këtij të dyshuarit.

Sipas zyrtarit të Policisë dyshohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë pasur mosmarrëveshje të hershme por ende nuk ka informacione më të detajuara.

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/shkembim-te-shtenash-ne-qender-te-prishtines-rrezikohen-kalimtaret/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme