Identifikohet sulmuesi i ambasadës amerikane në Podgoricë

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 15:54 | Nga

Prokuroria dhe policia në Mal të Zi e identifikuan sulmuesin e dyshuar të ambasadës amerikane në Podgoricë si Dalibor Jaukoviq, i lindur në Kralevë të Serbisë.

I dyshuari hodhi një pajisje shpërthyese në ndërtesën e ambasadës në orët e para të ditës së sotme, përpara se të vriste veten.

Prokuroria dhe policia malazeze thanë se Jaukoviq dyshohet se ka aktivizuar një granatë dore M75 në drejtim të kompleksit të ambasadës.

Në hetime u tha se është përfshirë edhe FBI-ja.

Ambasada amerikane në Podgoricë tha se akush nga stafi nuk është plagosur.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi tha se nuk i di ende motivet e sulmuesit.

“Ky person mashkull, sipas aktiviteteve të ndërmarra deri më tani, është vrarë pasi ka shpërthyer një mjet shpërthyes dhe pasi ka hedhur një mjet shpërthyes në kompleksin e ambasadës”, tha policia më herët.

Në deklaratën e saj po ashu u tha se nuk ka asnjë dëm tjetër përveç një krateri nga shpërthimi.

Në një postim në Twitter, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, konfirmoi se ka pasur një “shpërthim të vogël pranë kompleksit të ambasadës amerikane në Podgoricë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme