Idrizi-grave në Drenas: Jeni inspirim për gratë e vajzat në Kosovë

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 16:21 | Nga

Valdete Idrizi, këshilltare e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot gratë dhe vajzat në Qendrën për promovimin e grave në Drenas.

Në emër të kryetarit Veseli, këshilltarja Idrizi përgëzoi gratë e këtij rajoni për punën e tyre të shkëlqyer në prodhimin e artizanaleve të ndryshme, duke u bërë kështu shembull i vetëpunësimit dhe punës së përbashkët.

“Me duart e juaja të arta keni prodhuar këto punëdore shumë unike dhe të shkëlqyeshme. Jam e lumtur që ne, si Kuvend i Kosovës, kemi pasur mundësi që të përkrahim këtë qendër dhe gratë që vuajtjet e luftës i kanë kthyer në forcë për gjeneratat e reja”, theksoi Idrizi.

Ajo tha se drejtuesja e kësaj qendre, Kadire Tahiraj, me lidershipin dhe kolektivin e saj të shkëlqyeshëm, vazhdon të mbetet inspirim për shumë gra e vajza në Kosovë e përtej.

Idrizi, në emër të kryetarit Veseli falënderoi Tahirajn për punën e saj të palodhshme.

Më pas, po në emër të kryetarit, Idrizi ndau certifikatat për gratë që kishin vijuar trajnimin.

Tahiraj, ndërkaq, falënderoi Kuvendin dhe kryetarin Veseli për mbështetjen e pakursyer për gratë e Drenasit dhe për iniciativat ndërmarrëse në gjithë Kosovën. ​

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme