Idrizi: Kemi shumë arsye për t’u krenuar me punën e gjykatave kosovare

Prishtinë | 03 Dhj 2016 | 10:53 | Nga

Ka filluar punimet Konferenca e Gjashtë Gjyqësor e Republikës se Kosovës. Kjo ngjarje është organizuar nga Këshilli Gjyqësor dhe mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE).

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi me rastin e hapjes se kësaj konference, e vlerësoi si të suksesshëm vitin 2016, për gjykatat.  Ai para shumë të pranishmëve, tha se përparimet në fushën e drejtësisë janë vlerësuar edhe nga Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën.

Ndërsa premtoi se institucioni qe ai drejton, do t’i marr shumë seriozisht të gjeturat dhe rekomandimet e këtij raporti.

Sipas tij disa nga te arriturat më të mëdha janë, transparenca, llogaridhënia, efikasiteti, për çka u zotua se do të punohet edhe me shumë. Si sfidë përmendi numrin e lendeve te grumbulluara dhe integrimin e sistemit gjyqësor.

Në këtë konferencë, do të diskutohet për të arriturat në Sistemin Gjyqësor të Kosovës, gjendjen aktuale në gjykata, sfidat e riorganizimit nga viti 2013 dhe nevojat për vazhdimin e reformimit të gjyqësorit.

Po ashtu temë diskutimi do te jenë edhe kualiteti i drejtësisë, llogaridhënia dhe transparenca si dhe Pakoja e Ligjeve për Gjyqësorin.

dsc_4441

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme