Ekonomia Online
FUNDIT

Idrizi: Kryqi i Kuq po bëhet me objekt të ri

Idrizi: Kryqi i Kuq po bëhet me objekt të ri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me kryetaren e Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, kanë vendosur sot gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Kryqit të Kuq në Vushtrri. I pari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se tashmë punëtorët e Kryqit të Kuq do të kenë një objekt […]

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me kryetaren e Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, kanë vendosur sot gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Kryqit të Kuq në Vushtrri.

I pari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se tashmë punëtorët e Kryqit të Kuq do të kenë një objekt dinjitoz për punë.

“Punëtorët e Kryqit të Kuq, që gjithmonë janë në shërbim të qytetarëve vushtrrias tashmë do të kenë një objekt dinjitoz për punë”, tha kryetari Idrizi.

Ndërtimi i objektit do të bëhet me bashkëfinancim në mes Komunës së Vushtrrisë dhe Kryqit të Kuq.

Të ngjashme