Ekonomia Online
FUNDIT

Idrizi njofton për riparimin e disa rrugëve në qytet

Idrizi njofton për riparimin e disa rrugëve në qytet

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar të martën se janë duke punuar në rikonstruimin e rrugëve në qytet sipas planit dinamik. Idrizi ka njoftuar edhe për rrugët që janë në përfundim e sipër. Postimi i plotë i tij: RIKONSTRUIMI I RRUGËVE. Është duke vazhduar rikonstruimi i rrugëve në qytet sipas planit dinamik, […]

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar të martën se janë duke punuar në rikonstruimin e rrugëve në qytet sipas planit dinamik.

Idrizi ka njoftuar edhe për rrugët që janë në përfundim e sipër.

Postimi i plotë i tij:

RIKONSTRUIMI I RRUGËVE. Është duke vazhduar rikonstruimi i rrugëve në qytet sipas planit dinamik, për të vazhduar më pas edhe në fshatrat e Vushtrrisë.

Punimet po zhvillohen në:
?Rruga “Arsim Muzaqi”
?Rruga “Ukshin Kovaqica”
?Rruga “Xhafer Istrefi”
?Rruga “Kadri Zeka”
?Rruga mes Urës së Gurit dhe Palestrës “Jeton Tërstena-Tota”

Të ngjashme