Idrizi pranon Letër Falënderimi nga drejtoresha Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka pranuar këtë të mërkurë një letër falënderimi nga drejtoresha Rajonale e Policisë-Mitrovicë Jug, kolonel Afërdita Mikullovci.

Idrizi tha se së bashku kanë një bashkëpunim të shkëlqyer për sigurinë e qytetarëve.

Postimi i plotë:

I nderuar që sot pranova Letër Falënderimi në emër të drejtoreshës Rajonale të Policisë-Mitrovicë Jug, kolonel Afërdita Mikullovci, nga zëvendëskomandanti i Policisë në Vushtrri, togeri Shaban Salihu, që bashkërisht kemi një bashkëpunim të shkëlqyer për sigurinë e qytetarëve.

Bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllimin e vetëm që qytetarëve të ju ofrojmë siguri të plotë.

Faleminderit për vlerësimin dhe bashkëpunimin!

Të ngjashme