Idrizi: Punimet infrastrukturore po vazhdojnë në Akrashticë, Liqej e në Stanoc i Poshtëm

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se sipas planit dinamik punimet janë duke vazhduar në tre fshatra të kësaj komune.

Sipas kryetarit në Akrashticë është duke u bërë shtrirja e rrjetit të kanalizimit-kolektori kryesor, në Liqej është duke u bërë asfaltimi i rrugës “Ramadan Imeri” si dhe në Stanoc i Poshtëm kanë filluar punimet për ndërtimin e trotuarit në rrugën “Sadri Maksuti”.

Njoftimi i plotë:

Sipas planit dinamik, punimet po vazhdojnë:🚧
📍Akrashticë: Shtrirja e rrjetit të kanalizimit-kolektori kryesor;
📍Liqej: Asfaltimi i rrugës “Ramadan Imeri”;
📍Stanoc i Poshtëm: Fillimi i punimeve për ndërtimin e trotuarit në rrugën “Sadri Maksuti”.

Të ngjashme