Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se projektet për parkun rekreativ në Udha e Gurit po përfundojnë dhe shumë shpejt qytetarët do të mund të shijojnë një hapësirë të re dhe moderne. Parku do të ofrojë: Sipas tij, ky projekt është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe […]
Idrizi: Udha e Gurit po merr formë: Parku rekreativ për qytetarët

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se projektet për parkun rekreativ në Udha e Gurit po përfundojnë dhe shumë shpejt qytetarët do të mund të shijojnë një hapësirë të re dhe moderne.
Parku do të ofrojë:
- Shëtitore të gjelbëruara
- Kënd lodrash për fëmijët
- Dy fusha tenisi
- Një fushë multifunksionale për aktivitete sportive
Sipas tij, ky projekt është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe krijimin e hapësirave që bashkojnë komunitetin. Së shpejti, qytetarët do të mund të shijojnë këtë hapësirë rekreative! ?











