Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Valdete ka mbajtur takim elektoral në Mitrovicë.
Ai ka thënë se në takimin e mbajtur në lagjen Ura e Gjakut është emocionuar nga mobilizimi dhe përkrahja për PDK-në.
Postimi i plotë i saj:
Ura e Gjakut është fuqishëm në përkrahje të PDK-së. Edhe mbrëmë u emocionova nga mobilizimi i tyre, entuziazmi dhe mbështetja e pa rezervë e këtyre banorëve që kanë për Partinë Demokratike të Kosovës, për mua dhe të gjithë kandidatët tjerë të Mitrovicës.
Mirënjohje pafund për ju.
#Rimëkëmbja po mirëpritet në çdo cep të Mitrovicës, e në çdo cep të Kosovës.
Sonte Ura e gjakut na tha një PO të madhe e ne ju premtuam që do punojmë për të mirën e vendit.