Ekonomia Online
FUNDIT

Idrizi viziton kompaninë ASD Lighting në Britani, diskutohet për mundësi bashkëpunimi në ndriçimin inteligjent

Idrizi viziton kompaninë ASD Lighting në Britani, diskutohet për mundësi bashkëpunimi në ndriçimin inteligjent

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Britani të Madhe, i ftuar nga Drejtori i kompanisë ASD Lighting, Tony Stewart. Kompania ASD Lighting është e njohur për specializimin e saj në ndriçimin publik inteligjent, duke prodhuar drita të cilat instalohen së bashku me kamera inteligjente. Gjatë vizitës, Idrizi […]

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Britani të Madhe, i ftuar nga Drejtori i kompanisë ASD Lighting, Tony Stewart. Kompania ASD Lighting është e njohur për specializimin e saj në ndriçimin publik inteligjent, duke prodhuar drita të cilat instalohen së bashku me kamera inteligjente.

Gjatë vizitës, Idrizi u njoftua nga afër me punën e kësaj kompanie dhe diskutoi mundësitë për një bashkëpunim të mundshëm me Komunën e Vushtrrisë. Ai theksoi rëndësinë e këtyre teknologjive moderne për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe për sigurinë publike.

Pas bisedimeve, Drejtori Stewart pranoi ftesën për të vizituar Komunën e Vushtrrisë dhe shprehu gatishmërinë për të eksploruar mundësi të tjera bashkëpunimi.

Idrizi e falënderoi për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërkombëtare për zhvillimin e komunës.

Të ngjashme