Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se nga publikimi i raportit të Instituti GAP, raport i cili tregon përmbushjen e premtimeve zgjedhore për komunat në vend, Komuna e Vushtrrisë ka arritur sukses të madh në realizimin e tyre.
Ai ka thënë se nga 51 premtime që i ka bërë, 33 janë përmbushur plotësisht, 1 është gjysmë i përmbushur, 9 kanë filluar të realizohen dhe vetëm 8 nuk kanë filluar ende, por që sipas tij, deri në përfundim të mandatit të gjitha premtimet do të realizohen.
Postimi i plotë:
VUSHTRRIA KAMPION NË REALIZIMIN E PREMTIMEVE
Instituti GAP ka publikuar sot raportin për përmbushjen e premtimeve zgjedhore nga fillimi i mandatit deri në fund të muajit qershor 2024, ku Komuna e Vushtrrisë ka arritur sukses të madh në realizimin e tyre.
Nga 51 premtime 33 janë përmbushur plotësisht, 1 është gjysmë i përmbushur, 9 kanë filluar të realizohen dhe vetëm 8 nuk kanë filluar ende, e që deri në përfundim të mandatit të gjitha premtimet që ju kemi dhënë qytetarëve do të realizohen.
Kemi edhe 1 vit deri në përfundim të mandatit për të realizuar të gjitha premtimet, e që për të ndodh kjo po punojmë çdo ditë.
Punët e mira për qytetarët vushtrrias nuk do të ndalen!