IKD: “Shqetësuese mos respektimi i masave anti-COVID gjatë procesit zgjedhor”

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim në lidhje me mos respektimin e masave kundër virusit COVID-19, gjatë procesit zgjedhor.

“Deri më tani, gjatë orëve të para të votimit, në shumë vendvotime është vënë re mos mbajtja e distancës nga një numër i madh i individëve dhe mos përdorimi i maskave. Madje, në disa vendvotime nuk ka të vendosur as dezinfektues duarsh.

IKD fton qytetarët që të ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin publik, duke respektuar në përpikmëri masat anti-COVID”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Të ngjashme