Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka treguar se sa është niveli i ajrit në kryeqytet.
Në postimin e tij në Facebook, thuhet se ajri është i shëndetshëm në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Ndërkaq, indeksi i cilësisë së ajrit është 41 edhe pse ka ditë që IKShPK bën apel për kujdes për shkak të ajrit të ndotur.