Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik duket se i ka rënë pishman për postimin e mëngjesit të sotëm, ku thuhej “boll ma sehirxhinjve”, raporton Express.
Pas shumë reagimeve në rrjete sociale, IKSHPK-ja e ka fshirë këtë postim.
Ndyshe, Instituti ka njoftuar sot se që nga mëngjesi e deri në orën 11:05, janë testuar 257 persona dhe se pritja mesatare për testim është vetëm 1 minutë e 7 sekonda.
“Ora 11.05 deri tani janê testuar të gjithë 257 persona! Ekipi fenomenal i ISHPK! Pritja mesatare 1 minutē e 7 sekonda! Lakmi ekipet botērore! Boll ma sehirxhinjve!”, thuhet në postim.