Iku vapa bashkë me gushtin, priten reshje të dendura shiu

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 11:15 | Nga

Duke nisur nga java e ardhshme, temperaturat do të bien, ndërsa do të ketë reshje të dendura shiu.

Edhe gjatë fundjavës, moti do të shoqërohet me vranësira të herëpashershme, ndërsa temperaturat nuk do t’i kalojnë 32 gradët.

Parashikimi nga Meteoalb:

Fundjava do te jete kryesisht me mot te kthjellet dhe vranësira të herëpashershme, me te dukshme vranësirat ne zonat lindore duke rrezikuar rrebeshe shiu. Java tjetër do të nise me vranësira dhe shira të dendur. Temperaturat e ajrit gjatë fundjavës do te jene rreth vlerës 31 – 32 grade C, ndërsa java tjetër sjell rënie të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme