Ilaçet opioidë do të shiten me paralajmërime për rreziqet

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Britania ka vendosur që të gjitha ilaçet opioidë do të mbajnë paralajmërime në pakot e tyre ku thuhet se mund të shkaktojnë varësi.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock mori këtë vendim pasi figurat në Angli dhe Uells zbuluan një rritje më të madhe se 60% të recetave për ilaçet kundër dhimbjeve me opioidë në dekadën e fundit.

Ekspertët e shëndetësisë e përshëndetën këtë veprim, duke thënë se opioidet mund të shkaktojnë “varësi dhe fatkeqësi”.

Opioidet, të tilla si morfina ose fentanili, rrjedhin nga opiumi dhe mund të jenë shumë të efektshme për menaxhimin e dhimbjeve të rënda ose kronike, por gjithashtu mund të jenë mjaft varësuese.

Ndryshe edhe Amerika po përballet me një krizë në rritjen e numrit të të varurëve nga opioidët dhe fatkqësive që lidhen me to.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme