Imeri: ATK realizoi të hyra 393 milionë euro

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 13:17 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në konferencën përmbyllëse për vitin 2016 Administrata Tatimore e Kosovës ka paraqitur sfidat dhe aktivitetet që i kishin gjatë këtij viti.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, tha se 2016-ta ka qenë një vit me shumë sfida dhe me shumë aktivitete, por ka qenë edhe vit me suksese. Ai paraqiti realizimin e të hyrave nga ATK-ja, efektet e Pakos Fiskale.

Faljen e borxheve e çështje tjera që e karakterizuan këtë institucion taksambledhës. “Realizimi i të hyrave për vitin 2014 ishte 304 milionë euro, për vitin 2015 ishte 332 milionë euro, ndërsa për vitin 2016 u realizuan 393 milionë euro. Të hyrat nga tatimet dhe kontributet pension-ale për vitin 2014 ishin 117 milionë euro, për vitin 2015 ishin 128 milionë euro, ndërsa për vitin 2016 ishin 135 milionë euro”, u shpreh Imeri, raporton Ekonomia Online.

Imeri ka folur edhe për efektet e Pakos Fiskale gjatë vitit 2016 duke thënë se bizneset kanë përfituar lirime me vlerë prej 47 milionë euro, rritja e performancës së shoqërive tregtare nga 221 në 248, dhe 1.3 milionë euro zbritje e bazës tatimore për shpenzimet e kompanive për pagesat në bamirësi.

Imeri më tej ka shtuar se 19.000 euro është vlera e gjobave të lëshuara, ndërkaq 1 403 737 41 euro rezultate nga shmangia tatimore. Ndërsa sa i përket ligjit për faljen e borxheve publike, ai ka thënë se borxhi i falur është 216 124 924 dhe borxhi i inkasuar është 24 147 724 euro. Ndër të tjera Imeri ka përmendur se perceptimi i nivelit të korrupsionit në ATK ka pas rënie nga 25% në 18.2%.

atk-11 atk

atk-1

 

Të ngjashme