Imri Ahmeti uron maturantët: Ju jeni e ardhmja e shtetit për të cilin breza të tërë kanë sakrifikuar

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar maturantët me rastin e përfundimit të shkollimit të Mesëm të Lartë. Ai u ka uruar suksese në fushat nëpër të cilat kanë  përcaktuar duke pasur gjithmonë në mendje vendin.

“Të dashur maturantë, uroj që kjo ditë e maturës të jetë fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm për të gjithë maturantët e Lipjanit. Sigurisht që për ju është një ditë e veçantë sepse po mbyllni një etapë shumë të rëndësishme të jetës suaj, por po hapni edhe një etapë të re në të cilën do të keni rolin kryesor për të kontribuar në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tonë.

Prandaj dua t’ju uroj suksese në fushat që ju jeni përcaktuar të vazhdoni, por ju duhet të keni gjithmonë në mendje vendin tuaj dhe të punoni shumë që ky vend të jetë vend i zhvillimit dhe i orientimit evropian sepse ju jeni e ardhmja e zhvillimit të shtetit për të cilën breza të tërë kanë sakrifikuar që ju ta gëzoni. Urime!”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme