Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se janë përuruar edhe dy çerdhe në Gjakovë. Nagavci ka publikuar edhe disa pamje nga inaugurimi.
“Pas Junikut, sot inauguruam dhe dy çerdhe në Gjakovë! Në Shishmon inauguruam çerdhen e re me vlerë 79,530 €, që do të mirëpresë 40 fëmijë, ndërsa në Bishtazhin inauguruam një tjetër çerdhe, me investim prej 126,613.82 €, për 70 vogëlushë. Deri tani, me 11,835,812.42 € investime në Gjakovë gjatë këtij mandati, MASHTI po realizon premtime me përgjegjësi dhe integritet”, thotë ajo.
Tutje, ministrja ka shkruar se “çdo fëmijë në Republikën e Kosovës meriton më të mirën dhe ne jemi të përkushtuar ta garantojmë këtë”.