Inaugurohet “Parku i të Martuarve”, kurorëzohen 10 çifte

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 10:46 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetë çifte janë kurorëzuar sot dhe kanë mbjell pemën e martesës në “Parkun e të Martuarve” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Njëri ndër çiftet që u kurorëzua sot ishte edhe Edona Bislimi e Zgjim Mulloqaj. Edona pas kurorëzimit tha se kjo është një ditë e veçantë për të. Ajo tha se këtë ditë do ta kujtojnë gjithmonë.

“Kjo ditë është e veçanta për mua dhe tashmë burrin tim Zgjimin. E falënderojmë shumë komunën që na e ka bërë të mundur që këtë ditë ta kujtojmë gjithmonë me një simbol të veçanta. Ndihem shumë e lumtur që sot me nëntë çifte të tjera bëmë kurorëzimin”, tha ajo.

Parku gjendet afër rrethit kryesor të qytetit dhe është ndërtuar nga “Coca-Cola HBC Kosova” dhe Komuna e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, tha se ky Eko-Park është krejtësisht unik në vend për shkak se do të rritet falë çifteve të porsamartuara, të cilët do të mbjellin një fidan pas ceremonisë së kurorëzimit.

“Ky park do të ketë një ndriçim të veçantë posaçërisht me pamje nga lartësia. Unë besoj që shumë shpejtë do të popullojmë këtë park me drunj sepse 160 janë pak. Mirëpo ky vend nuk do të jetë i vetmi vend për mbjelljen e drunjve nga çiftet e porsamartuara. Ata do të kenë mundësi të vendosin pllaka në mënyrë që fëmijët të shohin kontributin e tyre. Jam shumë i lumtur që më në fund po e kurorëzojmë këtë projekt. Besoj që në të ardhme do të shtojmë numrin e drunjve të mbjella, sepse ato janë mushkëritë tona”, tha Ahmeti, raporton EO.

Nusja e cila ishte e para që dha betimin e kurorzimit Edona Bislmi, tha se ishte e lumtur që po i ndihmonte gjelbrimit të qytetit me martesën e saj.

“Kjo ditë është e veçanta për mua dhe tashmë burrin tim Zgjimin. E falënderojmë shumë komunën që na e ka bërë të mundur që këtë ditë ta kujtojmë gjithmonë me një simbol të veçanta. Ndihem shumë e lumtur që sot me nëntë çifte të tjera bëmë kurorëzimin”, tha ajo.

Neritan Tira, drejtor i Coca-Cola HBC Kosova tha se qëllim kanë pasur që të krijohet një park për mbrojtjen e ambientit.

“Qëllim i kryesor është që të krijojmë një park dhe zgjidhje afatgjate për mbrojtjen ambientit. Ky bashkëfinancim i projektit është shembull konkret i një projekti. Ne kemi për synim te jemi shembull edhe për komunat dhe për vendet e tjera por edhe për qytetaret. Ruajtja e qytetit është në interes të të gjithëve. Andaj i inkurajojë qytetarët të kujdesen për parkun”, tha Tira.

Ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, tha se shpreson që ky park do të inkurajojë qytetarët dhe qytete e tjera për ndërmarrje e një iniciative të tillë, raporton EO.

“Shumë kompani amerikane mbështesin aktivitetet e të rinjve që kanë të bëjnë me mjedisin. Inkurajoj edhe bizneset në Kosovë që të mbështesin këto aktivitete, dhe pres të shoh frutin në ditët në vijim,” është shprehur Delawie.

Të ngjashme