Inaugurohet qendra më e re e inovacionit në Tiranë ICTSlab, ICTSmedia ndan bursa për fëmijët në nevojë

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

ICTSmedia si shtepi botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit, organizoi mbrëmjen e së Enjtes ceremoninë e inaugurimit të qendrës laboratorike për edukim dhe inovacion ICTSlab.

“E zgjodhëm këtë datë për të bërë inagurimin sepse dëshironim që shtëpia jonë të jetë me plot miq të vjetër dhe të rinj. Kemi pak më shumë se një muaj që kemi filluar me kurset e para në Scratch për fëmijë dhe ndihemi të lumtur që çdo ditë po shofim progresin e fëmijëve dhe aftësimin e tyre në këtë fushë,” u shpreh në fjalën e saj hapëse drejtoresha e qendrës ICTSlab, Esmeralda Shala.

ICTSlab nisi zyrtarisht në Shtator rrugëtimin inovativ me fëmijët 7-14 vjeç. Qendra është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia, Albanian ICT Awards dhe partneritetit të zgjeruar.

“Shpreh dëshirën për të mbështetur financiarisht rrugëtimin e kësaj nisme shumë të rëndësishme për qytetin tonë,” tha Kryetari i Bashkisë Veliaj. Ai kërkoi nga themeluesit një projekt propozim me premtimin se kryeqyteti do të jetë përherë mbështetës i këtyre nismave.

Zëvendës Ministrja e Arsimit Shahini gjithashtu përgëzoi ICTSmedian dhe ICTSlab për rrugëtimin e ri dhe foli për mundësinë e implementimit të kurrikulave të ngjashme edhe në shkollat publike dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me sektorin privat në këtë fushë.

Kushtrim Shala përshëndeti të pranishmit dhe foli për aktivitetet disa vjeçare të ICTSmedia dhe sfidat të cilat e presin në të ardhmen si dhe falenderoi bashkëpunëtorët dhe mbështetesit tradicional.

Ai dha lajmin e rëndësishëm, lançimin e programit të bursave ICTSmedia dhe ndarjen e 10 bursave të plota për fëmijët në nevojë. Shala ftoi institucionet përkatëse për pëzgjedhjen e tyre.

Kryetari i Shoqatës së IT-së Dritan Mezini gjithashtu foli për rëndësinë e edukimit për teknologjinë dhe impaktin në shoqëri që kanë nisma të tilla si ICTSlab.

Surprizë e ceremonisë së inaugurimit ishte lajmi për vendosjen e një ATM Bitcoin në ambientet e ICTSlab nga kompania ALBVISION. Pas Kosovës, tashmë edhe entuziastët nga Shqipëria të monedhave kriptografike do të kenë një destinacion të ri.

Gjtihashtu Shqipëria i bashkohet hartës së Bitcoin dhe shumë vendeve të tjera të botës ku operojnë ATM monedhash kriptografike.

Hapja e dyerve të ICTSlab në Tiranë sjell disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare në shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë.

Vënia në praktikë e këtyre njohurive me metodologjitë më moderne të mësimdhënies, do të ndihmoj fëmijët në zhvillimin e aftësive kyçe të zgjidhjes së problemeve, nxitjen e të menduarit kritik dhe kreativ, promovimit të punës në ekip dhe eksplorimet artistike me mjetet më të mira dixhitale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme