Incident në Gostivar, një i vrarë

Prishtinë | 28 Qer 2016 | 09:35 | Nga

Pas një zënke për një aksident të vogël në komunikacion, ka mbetur i vdekur 24 vjeçari për të cilin plumbi i ngulitur në bark ishte tragjik.

Për aksidentin më shumë detaje priten sot gjatë ditës pasi gjykatësi hetues të inspektoj rastin dhe të pyes palët e përfshira dhe dëshmitarët.

Sipas dëshmitarëve, incidenti ka ndodhur në rrugën ”Sedek Kostovski” mbrëmë vonë. 24 vjeçari i vrarë tashmë, ka qenë duke vozitur veturën të tipit ‘Golf’ dhe në një moment ka ndaluar para veturës të personit që tani dyshohet se e ka bërë vrasjen dhe janë qortuar deri kur kanë filluar të krisin me armë zjarri. Në incident janë shkrepur disa plumba por njëri ishte fatal për 24 vjeçarin, njofton MIA.

Nga SPB Tetovë informojnë se i dyshuari për vrasje mbrëmë ka pranuar fajin dhe është dorëzuar në polici.

Të ngjashme