Incidenti në Tetovë, paraburgim për 12 të dyshuar

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 16:18 | Nga

Prokuroria Publike i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 12 persona të cilët dyshohen se kanë marr pjesë në përleshjen e armatosur në Reçicë të Tetovës, në afërsi të selisë së BDI-së.

“Për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale “vrasje” dhe bashkëkryerjen e saj është iniciuar padi penale ndaj: N.M, H.M, F.M, B., I.M, M.M, S.R, H.K, B.R, R.D dhe L.B (shtetas i Shqipërisë) dhe D.F. Në të njëjtën kohë ndaj personit B.R dhe L.B është iniciuar padi penale mbi dyshimet se kanë kryer vepër penale përpunim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese”, thuhet në një komunikatë nga MPB e Maqedonisë.

Policia njofton se akoma është në kërkim të D.F nga Opaja e Kumanovës, ndërsa i dyshuari F.M nuk është dorëzuar tek gjykatësi procedurës hetimore për shkak të lëndimeve trupore si pasojë e përleshjes së armatosur e që aktualisht po mbahet në kurim. Nga përleshja, si pasojë e plagëve jetën e humbi N.R nga Kumanova. Sipas raportit të policisë, incidentit paraprakisht i ka paraprirë përleshja fizike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme